Ndërlidhjet

Rasmusen "i shqetësuar" për lirimin e Safarovit


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fog Rasmusen
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fog Rasmusen
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fog Rasmusen tha se është “i shqetësuar thellë” rreth amnistisë së ushtarit të Azerbejxhanit, Ramil Safarov, i cili vuante dënimin e përjetshëm për vrasjen me sëpatë të një oficeri armen, gjatë një kursi trajnimi të NATO-s.

Në një intervistë per shërbimin armen të Radios Evropa e Lirë, Rasmusen tha se vrasja e vitit 2004 në Hungari, ishte një krim i tmerrshëm dhe nuk duhet të glorifikohet.

Rasmusen, i cili foli gjatë një vizite në Jerevan, tha se e ka ndërmend që t’ia shprehë shqetësimet e tij udhëheqësve të Azerbejxhanit, kur ta vizitojë këtë vend të premten.

Tensionet mes Armenisë dhe Azerbejxhanit janë përshkallëzuar pasi presidenti i Azerbejxhanit Ilham Alijev e fali oficerin, menjëherë pasi u kthye në Azerbejxhan në javën e kaluar.

Hungaria, ku oficeri ka qenë i burgosur, thotë se e ekstradoi oficerin, pasi që kishte marrë garanci nga Azerbejxhani se dënimi i njëjtë do të zbatohej edhe në atë vend.
XS
SM
MD
LG