Ndërlidhjet

Vritet familja britanike në Francë, shpëton katërvjeçarja


Fotografi ilustruese
Policia franceze tha se ka gjetur një vajzë katër vjeçe gjallë brenda një makine, në të cilën gjendeshin trupat e pajetë të tre personave, të cilët sipas hetuesve, ishin vrarë.

Duket, se nga frika që që të lëvizë, vajza, që fshihej në makinë, ka kaluar pa u vërejtur nga policia për rreth tetë orë, derisa hetuesit përfundimisht kanë hapur dyert e makinës me targa britanike.

Një vajzë më e madhe e familjes është qëlluar po ashtu dhe është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore jashtë makinës.

Tre të vrarët mendohet të jenë britanikë- burri, gruaja dhe gjyshja.

Ata janë gjetur afër liqenit Anesi, një destinacion i popullarizuar në Alpe. Edhe një biçiklist francez është gjetur i vrarë në afërsi. Nuk dihen motivet e vrasjes ende.
XS
SM
MD
LG