Ndërlidhjet

Plani i BQE-së rrit tregjet e aksioneve


Ilustrim
Ilustrim
Tregjet e aksioneve në botë janë rritur, pasi investitorët kanë mirëpritur planin e ri të Bankës Qendrore Evropiane (BQE), për të luftuar krizën e borxheve në Eurozonë.

Të enjten, BQE ka shpallur planin për blerjen e bonove sovrane nga ekonomitë e trazuara.

Rrjedhimisht, indeksi Nikkei 225 i Japonisë është rritur për 2 për qind, ndërsa Hang Seng i Hong Kongut dhe Kospi i Koresë kanë kërcyer për më shumë se 2 për qind.

Në Shtetet e Bashkuara, indeksi Dow Jones ka arritur nivelin më të lartë pothuajse në pesë vjet, kurse indeksi kryesor i Eurozonës Euro STOXX 50 është rritur për 3.4 për qind.

Analistët thonë se programi i BQE-së ka rritur moralin e investitorëve dhe se ata ndjehen më të sigurt për të investuar në asete të rrezikshme.
XS
SM
MD
LG