Ndërlidhjet

KMDLNJ: Të përshpejtohet miratimi i Ligjit për Amnisti


Ilustrim
Ilustrim
Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut në Kosovë ka apeluar te të gjitha autoritetet që kanë mandat, që të kontribuojnë në përshpejtimin e procedurës për miratimin e Ligjit për Amnisti.

Thirrja ndodh pas vizitës që ka bërë Këshilli në Burgun e Dubravës, ku mbi 700 të burgosur kanë hyrë në grevë urie, derisa, siç thuhet, amnistia të përfshihet si kategori kushtetuese.

KMDLNJ ka thënë se mbështet fuqishëm kërkesën e të burgosurve për miratimin e Ligjit për Amnisti.
XS
SM
MD
LG