Ndërlidhjet

Mahnitja e SHBA-së pas fjalimit të Klintonit


Presidenti amerikan Barak Obama dhe ish presidenti Bill Klinton
Presidenti amerikan Barak Obama dhe ish presidenti Bill Klinton
Presidenti amerikan Barak Obama është mahitur të premten, duke thënë se do të duhej ta emërojë Bill Klintonin si “Sekretar për Shpjegimin e Gjërave”, pas fjalimit të mbajtur të tij në Konventën Demokratike.

Fjalimi i ish presidentit Bill Klinton në Koventën, në të cilën, Obama u rinominua për president, ka pasur jehonë të madhe në SHBA, madje edhe republikanët kanë pranuar se ka qenë një përmbledhje e përkyer e argumenteve zgjedhore për presidencën e Obamës.

Klinton pritet të paraqitet me Obamën në disa shtete, në të cilat beteja mes demokratëve dhe republikanëvë në zgjedhjet e nëntorit është e ngushtë.

“Presidenti Klinton e paraqiti çështjen në mënyrën që vetëm ai mundet. E dini, dikush më dërgoi email pas fjalimit të tij dhe më tha ‘duhesh ta emërosh atë si Sekretar për Shpejgimin e Gjërave’”, është mahitur Obama në Nju Hempshajr.

Klinton iu tha demokratëve në Konventë se Obama i ka vendosur amerikanët në rrugën e gjatë të rimëkëmbjes, duke i vendosur themelet për një ekonomi më moderne dhe më të balancuar.

Obama në zgjedhjet e 6 nëntorit përballet me Mit Romnin, ish-guvernatorin e Masaçusetsit.
XS
SM
MD
LG