Ndërlidhjet

SHBA, Rusi: U nënshkruan marrëveshjet për Antarktik


Hillari Klinton dhe Sergei Lavrov
Hillari Klinton dhe Sergei Lavrov
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia i kanë nënshkruar dy marrëveshje për bashkëpunimin e mëtejmë në Antarktik dhe në Ngushticën e Beringut, që i lidhin të dy vendet.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, dhe ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, këto marrëveshje i kanë nënshkruar sot, në margjina të samitit të liderëve të vendeve anëtare të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) në Vlladivostok të Rusisë.

Zoti Lavror i ka lavëdruar këto marrëveshje si provë e mëtejshme e vendosmërisë së dy shteteve për zgjidhjen e çështjeve me punë të përbashkët.

Sekretarja Klinton theksoi se dokumentet janë shenjë e mëtejshme pozitive në thellimin e raporteve të dyanshme prej vitit 2009.
XS
SM
MD
LG