Ndërlidhjet

Iran: Kritika Kanadasë për ndërprerje të raporteve


Qyteti Vankuver në Kanada, ku janë mbajtur Lojërat Olimpike Dimërore
Qyteti Vankuver në Kanada, ku janë mbajtur Lojërat Olimpike Dimërore
Irani e ka kritikuar Kanadanë për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike.

Kanadaja tha se ky veprim është ndërmarrë për të protestuar kundër asaj që ky vend e sheh si ndihmë ushtarake iraniane për regjimin e presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad, pastaj për shkak të refuzimit të Iranit për t’i respektuar rezolutat e OKB-së për programin atomik dhe për shkak të kërcënimeve të rregullta të liderëve iranianë kundër ekzistimit të Izraelit.

Një zëdhënës i Ministrisë së jashtme të Iranit e ka akuzuar Kanadanë se është “nën ndikim të regjimit sionist”, që nënkupton Izraelin.

Ky zëdhënës ka paralajmëruar “përgjigjje adekuate” ndaj vendimit të Kanadasë për mbylljen e Ambasadës së saj në Teheran dhe për dëbimin e diplomatëve iranianë nga Otava.
XS
SM
MD
LG