Ndërlidhjet

Siri: Qyteti Alepo ballafaqohet me mungesë të ujit


Tym i zi pas sulmit ajror të forcave qeveritare në një lagje të Alepos
Tym i zi pas sulmit ajror të forcave qeveritare në një lagje të Alepos
Aktivistët në Siri thonë se nga luftimet në Alepo është dëmtuar sistemi i gypave të ujësjellësit, në disa pjesë të qytetit.

Aktivistët kanë thënë se gypat janë goditur gjatë përleshjeve ndërmjet trupave qeveritare dhe kryengritësve sot në lagjen Midan.

Kryengritësit kishin synuar marrjen e kontrollit ndaj bazës ushtarake Hanano, që është depo e armatimit në qytet.

Forcat qeveritare duke përdorë artileri dhe sulme ajrore thonë se kanë pasur sukses në dëbimin e kryengritësve, gjatë betejës 20 orëshe, që filloi dje.

Kryengritësit dje pretendonin se e kishin marrë kontrollin ndaj disa kazermave në këtë bazë.
XS
SM
MD
LG