Ndërlidhjet

Obama: 11 shtatori – moment për t’i përkujtuar viktimat


Barak Obama
Barak Obama
Shënimi i 11 vjetorit të sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara, javën e ardhshme, do të jetë kohë për t’i përkujtuar njerëzit e pafajshëm, që humbën jetën, dhe familjet e tyre, tha sot presidenti amerikan, Barak Obama, në fjalimin e tij në radio.

“Përvjetori është për ata dhe, poashtu, është kohë për të reflektuar se sa larg kemi ardhur si vend, gjatë këtyre 11 viteve të kaluara”, tha Barak Obama.

Mëtutje, ai theksoi se ky është rast “për t’i falënderuar meshkujt dhe femrat tona në uniformë, që kanë shërbyer dhe kanë sakrifikuar, ndonjëherë larg nga shtëpia, për ta mbajtur të sigurt vendin tonë”.

Përkujtimi mbetet i gjallë për ditën kur rrëmbyesit e al-Kaidës i përplasën dy aeroplanë të udhëtarëve në Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju Jork, duke i shkatërruar Kullat binjake ikonike, ndërsa aeroplani i tretë u rrëzua në ndërtesën e Pentagonit në Uashington.

Aeroplani i katërt i rrëmbyer nga terroristët u rrëzua në një fushë në Pensilvani, pasi udhëtarët trimërisht i mbizotëruan rrëmbyesit.

Afro 3 mijë njerëz janë vrarë atë ditë në sulmin më vdekjeprurës në tokën amerikane.

Poresidenti Obama tha se Shtetet e Bashkuara tash e kanë asgjësuar udhëheqjen e al-Kaidës, duke e vënë këtë rrjet terrorist në rrugën e disfatës.
XS
SM
MD
LG