Ndërlidhjet

APEC: Pajtueshmëri për masat e rritjes ekonomike


Liderët e 21 vendeve të Bashkëpunimit Ekonomik Azi – Paqësor (APEC), e kanë përfunduar samitin e tyre dyditësh në Vlladivostok të Rusisë.

Në Deklaratën përfundimitare të samitit shprehet përkushtimi për ndërmarrjen e masave për nxitjen e rritjes ekonomike dhe liberalizimin e tregun, me qëllim të kundërpërgjigjjes ndaj situatës së krijuar me krizën e borxheve në Evropë.

Liderët, poashtu, janë pajtuar që të mos ndërmarrin masa proteksioniste për shkak të thatësisë në Rusi dhe në Shtetet e Bashkuara, që mund të ketë ndikim në furnizimin global me ushqim.

Anëtarët e APEC-ut përbëjnë 40% të popullatës botërore, 54% të prodhimit global ekonomik, dhe 44% të tregut global.

Samiti i ardhshëm i APEC-ut do të mbahet në Bali të Indonezisë, në vitin 2013.
XS
SM
MD
LG