Ndërlidhjet

Gjermani: 80 policë të plagosur në festivalin e kurdëve


Polici gjerman para një ambasade të jashtme në Berlin
Polici gjerman para një ambasade të jashtme në Berlin
Afro 80 policë janë plagosur dhe 31 vetë janë arrestuar, në një festival kulturor të kurdëve në qytetin gjerman, Manhajm, mbrëmë vonë.

Policia sot ka njoftuar se pjesëtarët e saj ishin gjuajtur me gurë dhe shishe, pasi organizuesit e festivalit i kishin ftuar ata për ndihmë për ta parandaluar një të ri, që të mos hyjë në festival me një flamur të ndaluar.

Gjatë dhunës janë dëmtuar edhe 13 makina të policisë.

Policia është kundërpërgjigjur me sprej, kanë thënë zyrtaraët.

Në këtë festival merrnin pjesë afro 40 mijë vetë.
XS
SM
MD
LG