Ndërlidhjet

Gjermani: Hebrenjtë, Myslimanët në mbrojtje të synetisë


Pamje gjatë një synetie te hebrenjtë
Pamje gjatë një synetie te hebrenjtë
Disa qindra hebrenjë dhe myslimanë kanë marshuar sot së bashku në Berlin, në shenjë proteste kundër vendimit të një gjykate gjermane në muajin qershor, se synetia shkakton “dëm trupor të paligjshëm”.

Javën e kaluar, autoritetet në Gjermani thanë se nuk do të ndiqen mjekët, që e kanë kryer synetinë sipas traditës hebrenje dhe myslimane, por personat profesionalë hebrenjë, që bëjnë syneti, nuk mund të pretendojnë për këtë privilegj.

Sipas autoriteteve, të dy prindërit duhet të japin pajtueshmëri pasi të jenë të informuar për rreziqet e synetisë dhe ata duhet të paraqesin prova të paspecifikuara të “motivit religjioz” për ta kryer këtë procedurë.

Komuniteti i hebrenjëve në Gjermani e ka hedhur poshtë planin e qeverisë.

Në Gjermani jetojnë afro 4 milionë myslimanë dhe afro 200 mijë hebrenjë.
XS
SM
MD
LG