Ndërlidhjet

Romni: Irani, "dështimi i madh" i Obamës


Mit Romni
Mit Romni
Kandidati republikan për president, Mit Romni tha se programi bërthamor i Iranit, mbetet “dështimi më i madh” i presidentit Barak Obama.

Ai premtoi një qasje shumë të ndryshme nëse i fiton zgjedhjet presidencialë në SHBA, që mbahen në muajin nënëtor.

Megjithatë, Romni nuk ka specifikuar se cfarë do të ndryshontë në politikën ndaj Republikës Islamike, në një kohë kur kanë ngecur bisedimet mbi programin bërthamor të Iranit, për të cilin Perëndimi dyshon se Teherani po përpiqet të krijojë një armë bërthamore.

Irani aktualisht është duke vuajtur sanksionet më të rrepta ndonjëherë nga SHBA dhe BE-ja.

Një raport i kohëve të fundit i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore tha se Irani ka instaluar më shumë se një mijë centrifuga për pasurimin e uraniumit në një bunker për mbrojtje nga provat bërthamore në Fordo, në afërsi të qytetit të shenjtë Qom.
XS
SM
MD
LG