Ndërlidhjet

KMDLNj sugjeron ndërprerjen e grevës në Dubravë


Burg në Kosovë
Burg në Kosovë
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka sugjeruar përmes një komunikate për media, se janë krijuar kushtet që të burgusorit në burgun e Dubravës ta ndërprejnë grenvën e urisë.

Ky këshill, ka potencuar takimet që ka zhvilluar si me te burgosurit, ashtu edhe me autoritetet kosovare dhe ka nxjerrë përfundimin se nuk ka nevojë që të vazhdojë greva, përmes së cilës, të burgosurit, po këkrojnë miratimin e ligjit për amnisti.

“Duke pasur faktin se më 21 qershor 2012 Qeveria e Kosovës e ka dorëzuar propozimin për amandamentimin e Kushtetutës lidhur me amnistinë Kuvendit të Kosovës dhe se po të njëjtin propozim me 22 qershor 2012 kryetari i Kuvendit ia ka adresuar Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe se kushtetuesja e ka njoftuar Kuvendin se e ka pranuar propozimin e Qeverisë, KMDLNj mendon se janë krijuar të gjitha kushtet që të përfundojë greva në Burgun e Dubravës”, thuhet në komunikatë.

KMDLNj, thuhet në njoftim, nuk do të përkrahë kurrfarë eskalimi të situatës në Burgun e Dubravës "sepse nuk ka asnjë arsye të vetme për këtë."

"Eskalimi eventual i situatës përveç se do të rrezikojë shëndetin e tyre, gjithashtu do të dëmtojë në radhë të parë interesat e personave të privuar nga lira”, thuhet në njoftim.
XS
SM
MD
LG