Ndërlidhjet

Nju Jork: Mospajtimi për muzeun 9/11 është zgjidhur


Pamje nga manifestimi për shënimin e përvjetorit të 11 të sulmeve terrroriste në Nju Jork
Pamje nga manifestimi për shënimin e përvjetorit të 11 të sulmeve terrroriste në Nju Jork
Mospajtimi i cili ka ndikuar në ndaljen e punëve në Muzeun 11 Shtatori në Nju Jork, është zgjidhur, në vigjile të përvjetorit të 11 të sulmeve terroriste në Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju Jork.

Guvernatorët e Nju Jorkut dhe Nju Xhersit dhe prefekti i qytetit të Nju Jorkut, këtë marrëveshje e kanë shpallur mbrëmë.

Mospajtimi për çmim e kishte ndalur këtë projekt për disa muaj.

Muzeu Kombëtar 11 Shtatori në Nju Jork, fillimisht parashihej të kompletohej gjatë ditës së sotme, por udhëheqësi i këtij muzeu tha se do të duhet më tepër se një vit që të kryhet ky projekt.

Në këtë muze do të përfshihen artifaktet nga dita e sulmeve terroriste kundër Shteteve të Bashkuara, në të cilat u vranë 2751 njerëz.

Çmimi i projektit vlerësohet në 1.4 miliardë dollarë.
XS
SM
MD
LG