Ndërlidhjet

Torturohet mjeku që gjeti Bin Ladenin


Shakil Afridi
Shakil Afridi
Mjeku pakistanez i cili thuhet se ka ndihmuar Agjencinë Qendrore të Inteligjencës(CIA) që ta gjejë Osama Bin Ladenin, thotë se është torturuar në paraburgim.

Në intervistën e tij të parë që prej arrestimit të tij në verën e kaluar, Shakil Afridi tha për Fox News nga burgu në Peshavar, se hetuesit e e Shërbimeve të Brendshme të Inteligjencës(ISI) e torturuan atë duke e djegur me cigare dhe me elektroshok.

Afridi tha se ISI e konsideron SHBA-në si armikun e tij më të keq dhe e ka qortuar pse e ka ndihmuar CIA-n ta gjejë Bin Ladenin.

Afridi pretendon se ai nuk ishte në dijeni të rolit të tij në vrasjen e liderit të Al-Kaidës.

Mjeku dyshohet se ka përdorur një fushatë të rreme vaksinimi për të marrë mostra të ADN-së nga anëtarët e familjes së Bin Ladenit.

Në maj, Afridi u dënua me 33 vjet burgim për financimin dhe mbështetjen e një grupi militant.
XS
SM
MD
LG