Ndërlidhjet

Dialogu-Kosovë-Serbi, Eshton kërkon përkushtim


Shefja për politikë të jashtme dhe siguri e Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, gjatë fjalimit mbajtur para Parlamentit Evropian në Strasburg,11 shtator, 2012
Shefja për politikë të jashtme dhe siguri e Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, gjatë fjalimit mbajtur para Parlamentit Evropian në Strasburg,11 shtator, 2012
Shefja për politikë të jashtme dhe siguri e Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, në një fjalim mbajtur para Parlamentit Evropian në Strasburg, ka kërkuar nga Prishtina dhe Beogradi që të përkushtohen për vazhdimin e dialogut.

“Kur kam takuar kryeministrin Hashim Thaçi, presidentin Nikolliq dhe së fundi kryeministrin Daçiq, kam thënë se do të angazhohem vetë në çuarjen përpara të dialogut. Por, ata duhet të jenë të përkushtuar, që të gjejnë mënyrat përmes së cilave, do të ndihmojnë njerëzit, jetët e të cilëe po vështirësohen çdo ditë për shkak të tensioneve të vazhdueshme dhe sfidave në atë zonë”, ka thënë Eshton.

Nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, deri në fillim të këtij viti janë zhvilluar negociata teknike mes Kosovës e Serbisë, ku gjatë nëntë raundeve janë arritur 7 marrëveshje. Zbatimi i tyre ka shënuar ngecje, nfërkohë që nuk dihet ende nëse dialogu i ardhshëm do të ngtitet në nivel më të lartë politik dhe as temat të cilat mund të diskutohen në të.
XS
SM
MD
LG