Ndërlidhjet

Tre të arrestuar për korrupsion, njëri zyrtar i lartë i komunës së Prishtinës


Gjatë një operacioni, sot policia e misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, ka arrestuar tre persona, në mesin e tyre një zyrtar të lartë të komunës së Prishtinës.

Jozyrtarisht merret vesh se zyrtari i arrestuar është Sami Hamiti.

Të dyshuarit u arrestuan me autorizim të gjyqtarit të procedurës paraprake, dhe dyshohen për zhvatje dhe vepra të tjera që lidhen me korrupsionin. Rasti është duke u hetuar nga një ekip i përzier i prokurorëve vendorë dhe ndërkombëtarë nga radhët e EULEX-it.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi.
XS
SM
MD
LG