Ndërlidhjet

Universiteti i Prishtinës nderon Noel Malkolmin


Prishtinë, 12 shtator 2012.
Prishtinë, 12 shtator 2012.
Universiteti i Prishtinës ka nderuar me çmimin “Doctor Honoris Causa” profesorin e Universitetit të Oxford-it dhe historianin anglez, Noel Malkolm, për kontributin e dhënë për çështjen e Kosovës, në veçanti me librin “Kosova - një histori e shkurtër”.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimit ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

“Është kënaqësi e veçantë për mua të jem sot këtu për të nderuar me titullin tonë më të lartë shkencëtarin, historianin dhe mikun tonë të shquar, prof. dr. Noel Malkolm”, ka thënë Kuçi.

Ceremonia është mbajtur në ambientet e Rektoratit.
XS
SM
MD
LG