Ndërlidhjet

Tre të dyshuarve për korrupsion, u caktohet masa ndalim-policor


Ilustrim
Ilustrim
Pas një intervistimi, prokurorët e EULEX-it po mbajnë të ndaluar tre të dyshuarit për korrupsion.

Avokati Tomë Gashi i njërit prej të dyshuarve, Sami Hamiti, i cili është zyrtar i lartë në Komunën e Prishtinës tha se ende nuk dihet se pse klienti i tij zoti Hamiti, është ndaluar.

“Prokurori i EULEX-it ka hapur hetime kundër Sami Hamitit, të cilin unë e kam klient, dhe dy personave të tjerë kinse për keqpërdorim të detyrës. Prokurori s’ka nxjerrë vendim për fillimin e hetimeve dhe nuk na ka pajisur neve sot - kjo ka qenë arsyeja që me këshillën time nuk ka dhënë kurrfarë deklarate. Se çka do të vendoset, nesër do të dihet lidhur me kërkesën e prokurorit se a do të ketë kërkesë për paraburgim apo jo. Sot është vendosur masa ndalim policor, që do të zgjasë deri nesër paradite”, deklaroi avokati Gashi para gazetarëve.

Sipas avokatit, dyshimet nuk kanë të bëjnë me ndonjë keqpërdorim lidhur me punën e Sami Hamitit në Kuvendin Komunal të Prishtinës, por prokurori i tij dyshon se ai ka një aferë jashtë marrëdhënies së tij të rregullt të punës, si kryesues i Kuvendit Komunal.

Gjatë një operacionit, policia e EULEX-it ka arrestuar të mërkurën tre persona. Të dyshuarit u arrestuan pasi dyshohen për zhvatje dhe vepra të tjera që lidhen me korrupsionin.

Ndryshe, zyrtarët e Kuvendit Komunal të Prishtinës, lidhur me arrestimet nuk kanë dashur të prononcohen.
XS
SM
MD
LG