Ndërlidhjet

Protesta anti-amerikane edhe në Tunizi


Tunizi - foto arkivi
Tunizi - foto arkivi
Policia e Tunizisë ka përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë qytetarët e tubuar para ambasadës amerikane në Tunis, në shenjë proteste ndaj një filmi “anti-islamik”.

Filmi i prodhuar privatisht në Shtetet e Bashkuara ka shkaktuar tashmë një sulm vdekjeprurës në konsullatën amerikane në Libi dhe protesta në Egjipt.

Rreth 200 protestues raportohet të kenë djegur flamuj amerikanë dhe të kenë hedhur gurë në drejtim të policisë në Tunis.

Protestuesit janë mbajtur larg ambasadës nga forca të shtuara të sigurisë.

Në ndërkohë, presidenti i Tunizisë, Moncef Marzouki, ka dënuar vrasjen e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara, Kristofer Stivens, dhe të tre bashkëpunëtorëve të tij amerikanë në Bengazi të Libisë.

Ai e ka cilësuar sulmin ndaj konsullatës amerikane si “akt terrorist”.
XS
SM
MD
LG