Ndërlidhjet

Në Holandë fitojnë partitë pro-evropiane


Kryeministri i Holandës, Mark Rut.
Kryeministri i Holandës, Mark Rut.
Kryeministri i Holandës, Mark Rut, ka shpallur fitoren e partisë së tij në zgjedhjet e përgjithshme të së mërkurës.

Partia e qendrës së djathtë VVD pritet të marrë 41 vende në parlamentin 150-anëtarësh – dy më shumë se rivali më i madh i saj, Partia Laburiste e qendrës së majtë.

Rezultatet vënë bazat për dy parti pro-everopiane që të formojnë koalicion me Rutin, i cili do të kthehet për mandatin e dytë në postin e kryeministrit.

Rut do që të zvogëlojë deficitin e Holandës, ndërsa Diderik Samson, i Partisë Laburiste, promovon shpenzime për krijimin e vendeve të punës.

Zgjedhjet janë parë si referendum për angazhimin e Holandës ndaj Evropës, në kohën kur kriza e borxheve ka paralizuar kontinentin.
XS
SM
MD
LG