Ndërlidhjet

SHBA: Nderimi i fundit për Nil Armstrongun


Astronautët Armstron dhe Aldrin e vendosin flamurin amerikan në sipërfaqen e Hënës më 20 korrik 1969
Astronautët Armstron dhe Aldrin e vendosin flamurin amerikan në sipërfaqen e Hënës më 20 korrik 1969
Amerikanët sot e nderuan për herë të fundit astronautin e ndjerë, Nil Armstrong, njeriun e parë që eci në Hënë.

Qindra njerëz, përfshirë edhe astronautët dhe zyrtarët e Agjencisë amerikane të gjithësisë, NASA, morën pjesë në përkujtimin publik në Katerdalen Kombëtare në Uashington, ku ishte ekspozuar një pjesë e gurit, që Armstrongu e kishte sjellë nga Hëna.

Armstrongu vdiq më 25 gusht, në moshën 82 vjeçare.

Ai ka ecur në Hënë më 20 korrik të vitit 1969.

Në kuadër të këtij ceremoniali përkujtues u transmetua incizimi i një pjese të fjalimit të njohur të presidentit të atëhershëm amerikan, Xhon F. Kenedi, para 5 dekadash, në të cilin ai i lavdëron Vitet e Gjithësisë.

Përkujtimi i sotëm publik, u bë dy javë pas varrimit modest privat të Armstrongut më 31 gusht.
XS
SM
MD
LG