Ndërlidhjet

CDU: Kusht për Serbinë - kontrata me Prishtinën


Andreas Shokenhof
Gjermania do të kërkoj nga Serbia, që para fillimit të negociatave për pranim me Bashkimin Evropian, ta nënshkruaj një kontratë obliguese me Prishtinën, për vendosjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore, ka deklaruar sot në Beograd, Andreas Shokenhof, zyrtar i lartë i Unionit Demokristian (CDU) në qeveri në Gjermani.

Në një konferencë për gazetarë në Beograd, ai ka theksuar se partia e tij në Parlamentin e Gjermanisë, do të insistoj, që Gjermania të merrë qëndrim, që kontrata ndërmjet Beogardit e Prishtinës, të jetë në formë të shkruar dhe deri në fund të procesit të pranimit në BE, duhet të plotësohen të gjitha detajet e kësaj kontrate.

Ai i ka bërë ftesë Beogradit për “ndikim aktiv” në heqjen e strukturave paralele dhe aparatit të sigurisë në pjesën veriore të Kosovës, dhe poashtu ta ndalë financimin, duke theksuar se kontributi i Beogradit për veriun e Kosovës, sipas njohurive gjermane, është “më i madh se kontributi të cilin Serbia e merr nga BE”.

Mëtutje, në mesin e shtatë kushteve, politikani gjerman ka theksuar qartësimin e asaj se çka ka ndodhur në vitin 2008 në Beograd, kur në shenjë proteste është ndezur Ambasada e Gjermanisë.

Tjetër kusht do të jetë kërkesa nga Serbia për sinjale të qarta “në drejtim të pajtimit në rajon”.

Poashtu, do të kërkohet edhe realizimi i plotë i rezultateve të dialogut të deritashëm ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
XS
SM
MD
LG