Ndërlidhjet

Dëbohet nga Duma kritiku i Putinit


Genady Gudkov
Genady Gudkov
Deputetët e Dumës Shtetërore ruse votuan të premten për ta dëbuar ligjvënësin Genadi Gudkov, pasi prokurorët e akuzuan atë për përfshirje në veprimtari të paligjshme tregtare derisa ishte pjesë e parlamentit.

Me një votim prej 291 vota pro, 150 kundër dhe me tri abstenime, ligjvënësit dëbuan ligjvënësin, që është një kritik i hapur i presidentit Vlladimir Putin dhe udhëheqës i opozitës politike.

Gudkov tha se lëvizja kundër tij është e motivuar politikisht.

Deputetë nga partia në pushtet Rusia e Bashkuar dhe Partia Liberale Demokratike e Rusisë votuan në favor të mocionit për ta përzënë atë, ndërsa ata nga partia “Vetëm, një Rusi” dhe të Partisë Komuniste votuan kundër.

Këto dy parti i kanë kërkuar Gjykatës Kushtetuese që të vendosë mbi ligjshmërinë e dëbimit të Gudkovit.

Asnjë rast penal nuk është hapur në lidhje me rastin.
XS
SM
MD
LG