Ndërlidhjet

"Kontrata Kosovë-Serbi" shkakton reagime


Ilustrim
Ilustrim
Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Visent Dezhert ka thënë se kushtet e parlamentarëve gjermanë paraqesin vetëm “një mendim”, ndërsa vendimin final për nisjen e negociatave për anëtarësim të Serbisë në BE, e marrin shefat e shteteve dhe qeverive të BE-së.

“Të gjithë e shohim Serbinë në Bashkimin Evropian, por janë 27 vende anëtare dhe po aq parlamente dhe është me rëndësi se çka thonë ata. Por, vendimi për bisedimet merret nga shefat e qeverive e shteteve”, ka thënë Dezhert për gazetarët në Beograd.

Parlamentarët gjermanë një ditë më parë në Beograd kanë thënë se Serbia para se të nisë bisedimet me BE-në për anëtarësim, duhet të nënshkruajnë një kontratë me Kosovën.

Andreas Shokenhof, zyrtar i lartë i Unionit Demokristian (CDU) në një konferencë për gazetarë në Beograd, ka theksuar se partia e tij në Parlamentin e Gjermanisë, do të insistojë, që Gjermania të marrë qëndrim, që Beogradi të nënshkruajë një kontratë obliguese me Prishtinën, për vendosjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Kontrata sipas tij, duhet të jetë në formë të shkruar dhe deri në fund të procesit të pranimit në BE, duhet të plotësohen të gjitha detajet e kësaj kontrate.
XS
SM
MD
LG