Ndërlidhjet

Vestevele dënon sulmin ndaj ambasadës gjermane


Guido Vetservele
Guido Vetservele
Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vetservele ka dënuar sulmin ndaj ambasadës gjermane në Kartum të Sudanit.

Demonstruesit sudanezë të premten sulmuan ambasadën gjermane në Kartum dhe ngritën një flamur islamik mbi ndërtesë, gjatë një proteste kundër filmit amator të prodhuar në SHBA, të cilin myslimanët e konsiderojnë si denigrues ndaj fesë islame.

“E dënoj ashpër sulmin në ambasadën gjermane në Kartum. Kërkoj nga autoritetet sudaneze që siguria e ambasadës gjermane të garantohet menjëherë. Unë e dënoj këtë video anti-islamike që ngjall urrejtje, por, ajo nuk mund të jetë justifikim për shpërthimin e tillë të dhunës. Kjo dhunë duhet të ndalet menjëherë”, ka thënë Vestervele.

Filmi në fjalë ka shkaktuar protesta të dhunshme dhe sulme ndaj ambasadave të SHBA-së dhe asaj britanike në disa vende me shumicë myslimane.
XS
SM
MD
LG