Ndërlidhjet

Ban: Dhuna është e patolerueshme


Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun.
Dhuna që ka kapluar disa vende të Lindjes së Mesme dhe të Azisë, si reagim ndaj një filmi privat të bërë në SHBA, e i cili tallet me profetin Muhamed, është dënuar nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun.

Ai ka thënë se dhuna është e potolerueshme.

“Në Libi dhe gjetkë në ditët e fundit kemi parë sulme të tmerrshme dhe trazira. Nuk ka asnjë justifikim për vrasjen dhe brutalitetin e tillë. Duket se filmi i pështirë dhe që nxit urrejtje, ka shkaktuar dhunën. Është e turpshme që të shfrytëzohet e drejta themelore e shprehjes së lirë për të provokuar mungesë tolerance dhe gjakderdhje. Në këtë kohë tensionesh kemi nevojë për qetësi dhe t’i thërrasim aryes”, ka thënë Ban.

Në Libi, të martën është vrarë ambasadori amerikan dhe tre bashkëpunëtorë të tij gjatë sulmit ndaj konsullatës amerikane në Bengazi, i shkaktuar nga turma e zemëruar që reagonte ndaj filmit kundërthënës "Pafajësia e Myslimanëve'.
XS
SM
MD
LG