Ndërlidhjet

Merkel, Monti të shqetësuar për Lindjen e Mesme


Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministri italian, Mario Monti
Kryeministri italian Mario Monti dhe kancelarja gjermane Angela Merkel kanë përshëndetur të premten zhvillimet e fundit në eurozonë, por kanë shprehur shqetësimin e përbashkët për dhunën e vazhdueshme në Lindjen e Mesme, njofton DPA.

“Vlerësimi i përbashkët është se java e kaluar ka qenë shumë pozitive për Evropën ", thanë në një deklaratë të përbashkët të dy ldierët, pasi që kishin zhvilluar një bisedë telefonike.

Kostot e huamarrjes për Italinë ranë në nivelin më të ulët në gjashtë muajt e fundit, pas njoftimit të Bankës Qendrore Evropiane se ajo ishte e gatshme që të blejë bonot e qeverive në gjendje të vështirë, dhe zotimit të Rezervave Federale të SHBA-së për një pako të re stimuluese.

Të dy udhëheqësit ndanë “shqetësimin e përbashkët për situatën në Lindjen e Mesme” dhe Monti i përcolli Merkelit “solidaritetin” e tij për sulmin kundër ambasadës gjermane në Sudan.
XS
SM
MD
LG