Ndërlidhjet

Arrijnë në SHBA trupat e diplomatëve të vrarë


Para Konsullatës së SHBA-së në Bengazi të Libisë, 12 shtator 2012.
Para Konsullatës së SHBA-së në Bengazi të Libisë, 12 shtator 2012.
Trupat e pajetë të katër diplomatëve amerikanë në Libi, përfshirë edhe ambasadorin, kanë arritur në Shtetet e Bashkuara.

Duke folur në një bazë ushtarake jashtë Uashingtonit, presidenti i SHBA-së, Barak Obama, ka thënë se drejtësia do të punojë për ata që kanë vrarë ambasadorin Kristofer Stivens dhe tre diplomatë të tjerë.

Zyrtarët kanë pësuar për vdekje kur Konsullata amerikane në Bengazi është sulmuar nga turma njerëzish, të zemëruar me filmin që tall Profetin Muhamed.

“Ju, familjet dhe kolegët e tyre, të gjithë amerikanët, dijeni këtë: sakrifica e tyre nuk do të harrohet kurrë. Ne do të sjellim para drejtësisë ata që i larguan nga ne. Ne do të qëndrojmë fuqishëm kundër dhunës në misionet tona diplomatike. Do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka të mundur për të mbrojtur amerikanët që shërbejnë jashtë vendit”, ka thënë presidenti Obama.

Katër diplomatët amerikanë janë vrarë të të martën, në përvejtorin e sulmeve të 11 Shtatorit.

Protestat kundër misioneve diplomatike të Perëndimit janë përhapur në gjithë Lindjen e Mesme.
XS
SM
MD
LG