Ndërlidhjet

Vulin: Prishtina “të mos rrisë” tensionet


Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksander Vulin.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksander Vulin.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksander Vulin, u ka bërë thirrje autoriteteve në Prishtinë “të mos rrisin tensionet”, duke thënë se “nuk ka arsye për një gjë të tillë”.

“Vizita ime në Kosovë do të jetë gjithmonë në funksion të qetësimit të tensioneve dhe lehtësimit të kushteve për jetë”, ka thënë Vulin, transmetojnë mediat serbe.

Zyrtari serb ka qëndruar të premten në Zveçan pa paralajmërim dhe pa lejen e autoriteteve kosovare. Ai ka shprehur mbështetje për strukturat paralele serbe në veri të Kosovës, duke thënë se ato do të vazhdojnë të mbesin atje.

Rrjedhimisht, Policia e Kosovës (PK) ka suspenduar nga detyra ushtruesin e detyrës së komandantit të stacionit policor në Zveçan, për mosrespektim të Ligjit të Policisë dhe Parimeve dhe Procedurave të PK-së.

Ditë më parë, autoritetet e rendit kanë dëbuar jashtë Kosovës Vulinin, gjatë një vizite që po zhvillonte në Kosovë, për shkak se ka devijuar nga agjenda për të mos mbajtur fjalime politike, për të cilën gjë është pajtuar kur ka marrë lejen për të vizituar Kosovën.
XS
SM
MD
LG