Ndërlidhjet

Vriten dy ushtarë amerikanë


Afganistan
Afganistan
Dy ushtarë amerikanë janë vrarë dhe disa trupa të tjerë janë plagosur nga sulmi i kryengritësve në një bazë britanike në jug të Afganistanit.

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara thonë se 16 luftëtarë talibanë po ashtu janë vrarë në kampin Bastion të provincës Helmand.

Princi i Britanisë, Heri, është i pozicionuar në bazën në fjalë për një turne katërmujor.

Zyrtarët britanikë thonë se ai nuk është lënduar nga sulmi.

Mësohet se kryengritësit kanë përdorur mortaja, raketa-hedhëse si dhe armë të vogla zjarri.

Nuk është e qartë nëse sulmi ka lidhje me protestat anembanë botës myslimane, të nxitura nga një film anti-islamik.
XS
SM
MD
LG