Ndërlidhjet

Në Moskë nis marshi i opozitës


Moskë, 15 shtator 2012.
Moskë, 15 shtator 2012.
Mbështetësit e opozitës ruse kanë nisur “Marshin prej Milionash” në Moskë, duke kërkuar reforma sociale dhe politike.

Marshi po zhvillohet nën forca të rrepta të sigurisë.

Rreth 7,000 policë janë vendosur në qendër të qytetit dhe përgjatë rrugëve ku pritet të kalojnë protestuesit.

Sergei Udalstsov, njëri nga udhëheqësit e opozitës, ka thënë se slogani kryesor i marshit do të jetë: “Fund represionit politik”.

Kërkesat e tjera përfshijnë zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe presidenciale dhe më shumë mbështetje qeveritare për grupet me të ardhura të vogla, ka thënë ai.

Organizatorët kanë marrë lejen për 25,000 pjesëmarrës, por ata presin që numri i tyre të kalojë 50,000.

Marshime janë planifikuar edhe në qytete të tjera të Rusisë.
XS
SM
MD
LG