Ndërlidhjet

Berlini i ndalon hyrjen Teri Xhonsit


Teri Xhons
Teri Xhons
Berlini i ka ndaluar hyrjen në Gjermani pastorit amerikan, Teri Xhons, pas protestave që ka shkaktuar një film anti-islamik, i cili ka gëzuar edhe mbështetjen e Xhonsit.

Ministria e Brendshme e Gjermanisë ka thënë të dielën se vizita e Xhonsit "do të ishte në kundërshtim me interesat për ruajtjen e rendit publik".

Xhons ka shkaktuar protesta vdekjeprurëse në botën myslimane më 2010, kur ka bërë publike planet për të djegur publikisht kopje të Kuranit.

Ai po ashtu ka mbështetur filmin "Pafajësia e Myslimanëve", i cila ka shkaktuar valë të re të demonstratave në botën arabe.

Një grup i vogël, i quajtur "Pro Gjermanisë", thuhet se donte të sillte Xhonsin në Berlin dhe të shfaqte filmin që tall Profetin Muhamed.
XS
SM
MD
LG