Ndërlidhjet

Policia konfiskon barna të kontrabanduara në Mitrovicë


Malli i konfiskuar
Malli i konfiskuar
Autoritetet e rendit në Kosovë kanë njoftuar se kanë konfiskuar një sasi të konsiderueshme barnash të kontrabanduara.

Në një komunikatë për opinon të Policisë së Kosovës thuhet se malli i kontrabanduar është gjetur në një makinë me targa vendore, të lokalizuar në rrugën rurale Suhadoll i Poshtëm, në Mitrovicë.

“Në momentin e ndalimit të automjetit transportues, ngasësi 45-vjeçar dhe pasagjeri i tij, që të dytë të përkatësisë etnike serbe, nuk kanë rezistuar, ndërsa kanë bashkëpunuar në komunikim me zyrtarët policorë”, thuhet në komunikatën e policisë.

Bëhet fjalë për 97 paketime me nga 10 lloje të barnave të ndryshme.
XS
SM
MD
LG