Ndërlidhjet

SHBA-Kosovë: Marrëveshj​e bilaterale për asistencë


Ilustrim
Ilustrim
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Trejsi Xhejkobson, drejtoresha e Misionit të USAID-it, Maurin Shauket, dhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kanë nënshkruar Marrëveshjen Bilaterale për Asistencë në mes të dy Qeverive.

Ky dokument thuhet se përcakton përkushtimin e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të ofruar 62,519,966 dollarë në fonde për vitin 2012.

Këto fonde do të përdoren për të përmirësuar demokracinë, qeverisjen dhe zhvillimin ekonomik në Kosovë.

“Investimet në këtë Marrëveshje përfshijnë një varg iniciativash për demokraci, sundim të ligjit dhe arsim, të cilat do t’iu ndihmojnë qytetarëve të Kosovës të realizojnë potencialin e plotë të vendit të tyre si një shoqëri dinamike dhe demokratike. Ky investim, me vlerë prej shumë miliona dollarësh, pasqyron përkushtimin e sinqertë të Shteteve të Bashkuara për të mbetur mik dhe partner i Kosovës, në rrugëtimin e saj drejt së ardhmes evropiane”, ka thënë me këtë rast ambasadorja Xhejkobson.
XS
SM
MD
LG