Ndërlidhjet

Jahjaga vlerëson ndihmën e Kroacisë


Prishtinë, 17 shtator 2012.
Prishtinë, 17 shtator 2012.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur në takim zëvendëskryeministrin e Kroacisë, Neven Mimica.

Jahjaga ka shprehur përkushtimin e institucioneve për dialog me të gjithë qytetarët e saj, duke nënvizuar se e ardhmja e Kosovës, por edhe e rajonit është integrimi në strukturat euro-atlantike.

Presidentja po ashtu ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të ndihmës dhe përkushtimit të Kroacisë, që Kosova sa më parë t'i plotësojë të gjitha kriteret demokratike për integrim në Bashkimin Evropian.

Mimica, nga ana e tij, ka ofruar mbështetjen e plotë politike të institucioneve të Kroacisë për të gjitha proceset, nëpër të cilat po kalon Kosova.
XS
SM
MD
LG