Ndërlidhjet

Arrestohen 200 persona nga “Pushtimi i Wall Street”-it


Nju Jork, 17 shtator 2012.
Nju Jork, 17 shtator 2012.
Policia në Menheten të Shteteve të Bashkuara ka arrestuar rreth 200 persona gjatë protestës së Lëvizjes “Pushtimi i Wall Street-it”, e cila shënonte njëvjetorin e themelimit.

Protestuesit kanë bllokuar trafikun, ndërsa dhjetëra policë dhe furgonë janë rreshtuar në rrugë.

Protestuesit kanë brohoritur me zë të lartë dhe shumica e të arrestuarve janë ngarkuar me akuzat për prishje të qetësisë publike.

Lëvizja “Pushtimi i Wall Street-it” ka nisur aktivitetet më 17 shtator të vitit 2011, kur disa qindra aktivistë kanë okupuar një park në qarkun financiar të Menhetenit, për të kundërshtuar pabarazitë ekonomike.
XS
SM
MD
LG