Ndërlidhjet

Hetime penale për fotot e dukeshës


Foto nga martesa e çiftit mbretëror
Foto nga martesa e çiftit mbretëror
Prokurorët francezë kanë hapur hetime penale ndaj publikimit të disa fotografive, të cilat tregojnë dukeshën e Britanisë gjysmë të zhveshur.

Fotografitë e princit Uilliam dhe të gruas së tij, Kejt Midëllton, janë marrë gjatë pushimeve të çiftit, këtë muaj, në Francë dhe janë publikuar fillimisht nga revista franceze “Closer”.

Drejtësia franceze pritet të urdhërojë ndalimin ose jo të publikimit të mëtejshëm të fotografive në fjalë.

Ato janë publikuar edhe në revistën italiane “Chi”. Kjo e fundit dhe “Closer” janë pronë e ish-kryeministrit të Italisë, Silvio Berluskoni.
XS
SM
MD
LG