Ndërlidhjet

Mbreti spanjoll kritikon aspiratën katalonase


Mbreti i Spanjës, Huan Karlos
Mbreti i Spanjës, Huan Karlos
Mbreti spanjoll Huan Karlos iu ka kërkuar spanjollëve që “të punojnë së bashku” për të zgjidhur krizën ekonomike, në vend se të “ndjekin iluzionet”, në atë që është interpetuar si referencë për lëvizjen separatiste të rajonit veri-lindor të Katalonisë.

“Ky është një moment vendimtar, në të cilin ne mund të sigurojmë ose rrënojmë mirëqenien tonë”, ka thënë mbreti në mesazhin e tij të parë politik të postuar në uebfaqen e re të familjes mbretërore, raporton DPA.

“Më e keqja që mund të ndodhë, është që të ndajmë forcat, të inkurajojmë mosmarrëveshjet, të ndjekim iluzionet, të thellojmë plagët”, ka thënë Huan Karlos.

Në javën e kaluar rreth 1.5 milionë katalonas kanë protestuar në Barcelonë për ndarjen e rajonit nga Spanja.
XS
SM
MD
LG