Ndërlidhjet

Rritje e ngadaltë e energjisë bërthamore


Ilustrim
Ilustrim
Agjencia për Energji Bërthamore e OKB-së tha se pret një ritëm më të ngadaltë të prodhimit të energjisë bërthamore në dekadat që do të vijnë.

Sipas ANEB-it, kjo bëhet për shkak të aksidentit të vitit të kaluar në centralin bërthamor të Fukushimës në Japoni dhe gjendjes së dobët ekonomike me të cilën përballen shumë vende.

Parashikimi merr parasysh qëllimin e Japonisë që të heq dorë nga energjia bërthamore deri në fund të viteve 2030.

Holger Rogner, kreu për studime të energjisë në ANEB tha se Kina, India dhe Rusia ka të ngjarë që të kenë ndikimin në rritjes e fuqisë bërthamore në të ardhmen e afërt.
XS
SM
MD
LG