Ndërlidhjet

Bisedime "konstruktive" mes Iranit e BE-së


Kryenegociatori mbi programin bërthamor të Iranit, Saed Xhalili ka zhvilluar bisedime me shefen e BE-së për Politikë të Jashtme, Kethrin Eshton, Stamboll, 18 shtator, 2012
Kryenegociatori mbi programin bërthamor të Iranit, Saed Xhalili ka zhvilluar bisedime me shefen e BE-së për Politikë të Jashtme, Kethrin Eshton, Stamboll, 18 shtator, 2012
Kryenegociatori mbi programin bërthamor të Iranit, Saed Xhalili ka zhvilluar bisedime me shefen e BE-së për Politikë të Jashtme, Kethrin Eshton mbi programin e diskutueshëm bërthamor të Teheranit.

Bisedimet e së martës në Stamboll, të përshkruara si “të dobishme dhe konstruktive”, janë vazhdim i negociatave të Moskës, të muajit qershor, të cilat dështuan të japin zgjidhje.

Irani ka mohuar në mënyrë të përsëritur akuzat perëndimore se fshehtas po zhvillon armë bërthamore.

Eshton planifikon të takojë ministrat e Jashtëm të gjashtë fuqive botërore në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në javën e ardhshme në Nju Jork, në përpjekje për të zhbllokuar ngërçin në negociata.
XS
SM
MD
LG