Ndërlidhjet

Gjeorgji: Për shkak të videos – dorëheqje e ministres


Ministrja gjeorgjiane Khatuna Kalmakhelidze
Ministrja gjeorgjiane Khatuna Kalmakhelidze
Ministrja për drejtësi dhe burgje e Gjeorgjisë, Khatuna Kalmakhelidze, sot ka paraqitur dorëheqje.

Ky zhvillim ndodhi një ditë pasi kanalet televizive, që kontrollohen nga interesat politike kritike ndaj presidentit Mikheil Saakashvili, e transmetuan një video që pretendohet se tregon keqtrajtimin e të burgosurve në një burg në kryeqytetin Tbilisi.

Nuk është e qartë se kur ishte xhiruar videoja.

Menjëherë pas kësaj, ministria e brendshme e Gjerogjisë ka njofutar se ka arrestuar tre zyrtarë të këtij burgu.

Megjithatë, qeveria ka akuzuar se disa zyrtarë të burgut e kanë organizuar keqtrajtimin dhe xhirimin, me kërkesë të të burgosurit Tamaz Tamazashvili, që ka lidhje me lëvizjen opozitare gjeorgjiane Dream, të magnatit Bixhina Ivanishvili.

Policia thotë se në zyrën e një të arrestuari janë gjetur pajisje për xhirim filmik në vlerë prej 17 mijë dollarësh.

Më 1 tetor në Gjeorgji mbahen zgjedhjet parlamentare.
XS
SM
MD
LG