Ndërlidhjet

Vëzhguesve të OSBE-së u ndalohet hyrja në Bjellorusi


Logo e OSBE-së
Logo e OSBE-së
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka bërë të ditur se dy përfaqësuesve të saj u është ndaluar hyrja në Bjellorusi, për të monitoruar zgjedhjet parlamentare.

OSBE ka thënë se Minsku ka refuzuar vizat për dy anëtarët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Mariluiz Bek nga Gjermania dhe Emanuelis Zingeris nga Lituania, pa ndonjë shpjegim.

OSBE ka ofruar më shumë se 300 vëzhgues për të monitoruar zgjedhjet e së dielës.

Të mërkurën në Minsk janë dënuar me burgim tre aktivistë opozitarë, nën akuzat se kanë bërë thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve, duke u thirrur në të burgosurit politikë dhe mashtrimet në zgjedhje.

Presidenti Aleksander Lukashenko sundon Bjellorusinë nga viti 1994, duke shtypur disidentët dhe pavarësinë e mediave.
XS
SM
MD
LG