Ndërlidhjet

Franca përgatitet për protesta të dhunshme


Revista franceze që ka publikuar karikaturat e Profetit Muhamed.
Revista franceze që ka publikuar karikaturat e Profetit Muhamed.
Franca do të ndërmarrë masa të sigurisë, pas publikimit të karikaturave të Profetit Muhamed nga një revistë franceze.

Parisi ka bërë të ditur se të premten, kur myslimanët bëjnë Faljen e Xhumasë, do të mbyllë misionet diplomatike, qendrat kulturore dhe shkollat franceze në rreth 20 vende myslimane, nga frika e protestave të dhunshme.

Publikimi i së mërkurës i karikaturave të Muhamedit nga revista satirike “Charlie Hebdo” ka ndodhur në kohën kur ndjenjat e myslimanëve tashmë janë përflakur nga një film anti-islamik, i cili tall Profetin.

Filmi “Pafajësia e Myslimanëve”, i cili është bërë privatisht në Shtetet e Bashkuara, ka shkaktuar trazira në botën myslimane, në të cilat kanë humbur jetën rreth 30 persona.
XS
SM
MD
LG