Ndërlidhjet

EULEX: Jevro Panteliq u dënua me 9 vjet burg


Një panel i përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një gjyqtar vendës, i kryesuar nga një gjyqtar i EULEX-it, në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë, e dënoi personin Jevro Panteliq, me 9 vjet burg për veprat penale pastrim parash, krim i organizuar dhe pronësi, kontroll, posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armëve, ka njoftuar misioni EULEX.

Ky person ishte liruar nga akuza për kontrabandë të mallrave dhe shmangie të tatimit dhe taksave.

Përveq dënimit me burg, Jevro Panteliq është urdhëruar të paguajë një gjobë prej 2000 eurosh.

Gjatë arrestimit të tij, më 17 maj të vitit 2011, nga policia e EULEX-it, janë konfiskuar një revole dhe municion, dy automjete dhe mbi 14 mijë euro para të gatshme.

Ndjekja penale është bërë nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Menjëherë pas arrestimit të Jevro Panteliqit, banorët serbë në pjesën veriore të Kosovës, patën protestuar, organizuar bllokada dhe kërkuar që ai të lirohej nga arresti.
XS
SM
MD
LG