Ndërlidhjet

Kosovë: Shpallen rezultatet përfundimtare të regjistrimit


Rezultatet përfundimtare të regjistrimit të popullsisë në Kosovë, të realizuar në vitin 2011, pritet të publikohen sot në konferencën ndërkombëtare “Regjistrimi i Popullsisë dhe Banesave në Kosovë”, që mbahet në Prishtinë.

Konferenca organizohet nga Agjencia për Statistika e Kosovës dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Përveç paraqitjes së raportit të plotë dhe të detajuar për regjistrimin, mësohet se në konferencë do të flasin zyrtarë të lartë të Eurostat-it, të Divizionit për Statistika të Kombeve të Bashkuara, pastaj zyrtarë të Kosovës dhe të Zyrës së BE-së.
XS
SM
MD
LG