Ndërlidhjet

SHBA kërkon më tepër kohë për mbylljen e USAID-it


Viktoria Nuland
Viktoria Nuland
Shtetet e Bashkuara thonë se kanë kërkuar nga Rusia më tepër kohë për përfundimin e punës së Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në këtë vend.

Autoritetet e Rusisë i kanë dhënë afat Uashingtonit, që deri më 1 tetor t’i mbyllin operacionet e USAID-it në Rusi, duke e akuzuar se ka synuar ndikim në zgjedhjet ruse nëpërmjet granteve.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Viktoria Nuland, tha mbrëmë vonë se Shtetet e Bashkuara i kanë premtuar Rusisë se “nuk do të ketë kontrata të reja, programe të reja, prej 1 tetorit”, por është kërkuar më tepër kohë për ta përfunduar misionin dhe për “t’i mbyllur programet që janë në zhvillim e sipër”.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme ruse, Aleksander Lukasheviq, tha se Moska mbetet në qëndrimin e saj se “vendimi është marrë dhe se ky vendim i shtetit sovran, duhet të kryehet”.
XS
SM
MD
LG