Ndërlidhjet

Memorial për viktimat e stanilizmit


Bykivnia, 21 shtator 2012.
Bykivnia, 21 shtator 2012.
Presidentët e Ukrainës dhe të Polonisë kanë zbuluar të premten një memorial kushtuar viktimave të represionit nga epoka staniliste.

Viktor Yanukovych dhe Bronisllaw Komorowski kanë vënë kurora lulesh pranë përmendores, e cila është ngritur jashtë kryeqytetit ukrainas.

Në lokacionin Bykivnia ndodhen varret e rreth 120,000 ukrainasve dhe polakëve të ekzekutuar nga policia sekrete sovjetike, para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Yanukovych ka thënë se dy vendet kanë kryer obligime ndaj “brezave të ardhshëm” me ekspozimin e krimeve të epokës staniliste.

Komorowksi ka thënë se Bykivnia ka bërë të mundur që të ndjehet “fati i përbashkët i polakëve dhe ukrainasve”.
XS
SM
MD
LG