Ndërlidhjet

Protestë anti-kineze në Japoni


Japoni, foto nga arkivi
Japoni, foto nga arkivi
Qindra japonezë kanë protestuar sot në Tokio në një protestë të zhurmshme, por të kontrolluar rreptë kundër pretendimeve të Kinës për ishujt e kontestuar në Detin e Kinës Lindore.

Protesta e organizuar nga grupi nacionalist “Ganbare Nippon,” ose “Shko për të, Japoni”, pason një sërë demonstratash, shpesh herë të dhunshme, anti-japoneze në Kinë, të zhvilluara në javët e fundit.

Tensionet mes Kinës dhe Japonisë janë rritur, pas një vendimi të qeverisë së Japonisë për të blerë nga një pronar pirvat japonez ishujt, që pretendohen nga të dy shtetet, por kontrollohen nga Tokio.

Pekini ka dërguar anije vëzhguese në ujërat afër ishujve.

Ishujt e njohur në Japoni si Senkaku dhe në Kinë si Diaoju kanë qenë shkak i zierjes së pakënaqësisë së Kinës ndaj Japonisë, për shkak të pushtimit brutal dhe okupimit të disa pejsëve të Kinës në gjysmën e parë të shekullit XX.

Përfaqësuesit e SHBA-së iu kanë bërë thirrje të dy vendeve që të zgjidhin paqësisht këtë çështje.
XS
SM
MD
LG